
Britania e Madhe vendos nën mbrojtje 24 orë gazetaren dhe aktivisten disidente iraniane, Masih Alinejad, pas kërcënimeve me vdekje.
Ishte befasuese sepse e di që britanikët nuk janë të qetë kur bëhet fjalë për kërcënimet me vdekje.
Kjo tregon se Republika Islamike po sfidon qeverinë britanike në tokën e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk jam aq e frikësuar për jetën time.
Alinejad, 46 vjeç, jeton në mërgim që nga viti 2009. Falë pothuajse 9 milionë ndjekësve të saj në Instagram, që nga shtatori i kaluar ajo ka qenë ndër zërat më të fortë në luftën kundër imponimit të hixhabit në Iran dhe kundër regjimit.
Ajo do të jetë në Britani deri të shtunën për t’u takuar me ligjvënësit dhe për të mbrojtur njohjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste.
Për shkak të disa kërcënimeve me vdekje që policia britanike i ka cilësuar si “të besueshme”, aktivistja është marrë në mbrojtje.



