Komisioni i ligjeve nisi sot shqyrtimin e projektligjit për sigurinë kibernetike të propozuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Gjatë diskutimeve socialistët ngritën dyshime nëse ky draft garanton ose jo sigurinë e të dhënave në kushtet emergjente në të cilat ndodhet vendi, ndërsa kreu i AKSCESK, Igli Tafa tha se mbrojtja kibernetike nuk është e mundur të sigurohet në masën 100%.



