A i ka ndryshuar Putini synimet e tij?

A i ka ndryshuar Putini synimet e tij?

Pas bisedimeve të zhvilluara dje Rusia se do të reduktonte operacionet e saj ushtarake rreth kryeqytetit dhe rreth qytetit verior të Chernihiv.

Moska duket se i ka ulur ambiciet e saj, duke pretenduar se ka përmbushur përgjithësisht qëllimet e fazës së parë të pushtimit, të cilën ajo e përcaktoi si reduktim të konsiderueshëm të potencialit luftarak të Ukrainës.

Por lufta vazhdon në Lindje dhe në Jug, ku forcat ruse po përpiqen të krijojnë një korridor tokësor përgjatë Bregut Jugor, në Lindje nga Krimea deri në kufirin rus.

Një muaj pas pushtimit, Rusia deklaroi se qëllimi i saj kryesor ishte "çlirimi i Donbasit" - duke iu referuar gjerësisht rajoneve lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk.

Por përtej synimeve të tij ushtarake, kërkesa më e gjerë e Presidentit Putin është të sigurojë neutralitetin e ardhshëm të Ukrainës. Ukrainasit e kanë ofruar këtë në këmbim të garancive të sigurisë nga aleatët, si pjesë e një plani të gjerë paqeje të paraqitur në bisedimet në Turqi.

Burimi: BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy