Sot fillon procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti

Sot fillon procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti

Dy javë pas tërmetit i 26 nëntorit që la pas 51 viktima, nxënësit dhe studentët sot do t’i rikthehen bankave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Ndërsa për sa u përket shkollave të tjera, që janë së paku 30 të tilla, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e duhura për zhvendosjen e nxënësve në shkolla të tjera deri në një moment të dytë kur të krijohen kushtet për të zhvilluar procesin mësimor normalisht.

Procesi mësimor që u ndërpre për shkak të tërmetit të rënë më 26 nëntor, dhe sot ky proces do të rinisi edhe në dy qarqet më të prekura, atë të Durrësit dhe Tiranës. Ndërkohë të enjten e javës që lamë pas,  rinisi mësimi në qarkun e Lezhës.

Nga ana tjetër Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni me anë të një urdhëri të brendshëm njoftoi se procesi mësimor do të fillojë në datë 10 dhjetor. Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut kanë shtyrë procesin mësimor edhe për javën e ardhshme. Sipas njoftimeve zyrtare të të dy universiteteve, procesi mësimor është pezulluar deri më datën 13 dhjetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy