Bushati: Elisa është si Meremja, kanë vlerë kur shërbejnë si pasqyrë për të parë të madhin

Bushati: Elisa është si Meremja, kanë vlerë kur shërbejnë si pasqyrë për të parë të madhin

 

Përplasja mes Kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropali vijon të mbetet në qendër të debatit politik.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Andi Bushati bëri një krahasim mes Spiropalit dhe Mejreme Selës që kandidon pwr kreun e PD, duke theksuar se roli i tyre merr kuptim në raport me liderët e partive.

 

Kur folëm për Berishën, thashë që Elisa është si Meremja, por edhe Meremja dhe Elisa, nuk kanë vlerë për atë që bëjnë, por kanë vlerë kur shërbejnë si pasqyrë për të parë të madhin. 

Ore në çfarë halli duhet të jetë Rama, që të shqetësohet nga disa statuse të Elisës? Në çfarë halli duhet të jetë Rama, që t’i mësyjnë tatimet kompanive të burrit dhe kunatit të Spiropalit?

Spriopali, numri 2 i këtij shteti, na tregon shtetin brutal dhe të dhnshëm që kemi. 

Ajo është viktimë e rastësishme që po vuan brutalitetin e shtetit, që ka kontribuar për të qenë kaq brutal. 

Prandaj nuk ka vlerë statusi, por ka vlerën, ose cfarë halli ka Rama? 

Një opsion, duke ditur që asaj partie nuk i ka ngelur asnjë moral, thonë e kemi dhjerë duke vjedhur, ai duhet të heshtë çdo zë kundër. 

Prandaj i thotë pusho se të përjashton. Prandaj tregohet e dhunshme duke përdorur shtetin për ta frikësuar dhe shantazhuar.

Merre me mend çfarë bëhet me opozitën dhe median, kur sillen kështu me Mamicën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy