Rumani, COVID-19 e gjen kujdesin shëndetësor në krizë

Rumani, COVID-19 e gjen kujdesin shëndetësor në krizë

Kujdesi shëndetësor është në krizë në Rumani me një spital të vetëm në verilindje të vendit , ku përhapja e koronavirusit sa vjen e rëndohet dhe qyteti i Suceava e zona përreth u vendosën nën karantinë në fillim të kësaj jave, e vetmja pjesë e vendit deri më tani e vënë nën mbyllje gati-totale.

Rumania ka 3183 raste të konfirmuara të koronavirusit që nga pasditja e së premtes, me mbi një të katërtën e atyre në Suceava. 116 njerëz kanë vdekur në Rumani për shkak të virusit, 36 prej atyre në atë qytet, i cili ka një popullsi prej vetëm 100 000 banorë.

Afro 500 profesionistë të kujdesit shëndetësor në Rumani janë infektuar me virus, ku të paktën 200 janë nga spitali lokal, i cili është kritikuar për masa shumë të dobëta sigurie, keqmenaxhim dhe neglizhencë.

Virusi besohet të ketë mbërritur në qytet me një burrë 71-vjeçar që u kthye nga Lombardia në Itali në fund të shkurtit, dhe më vonë u pranua në spital me simptoma të koronavirusit. Që atëherë virusi është përhapur me shpejtësi marramendëse.

Në fund të marsit spitali u mbyll për t’u dezinfektuar dhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tërhoqi një çmim që i dha spitalit në fund të vitit të kaluar. Spitali po hetohet penalisht, sipas “Euronews”.

Të enjten, qeveria dërgoi një mjek ushtarak për të drejtuar spitalin, pasi ekipi i mëparshëm menaxhues dha dorëheqjen.

Në një konferencë për shtyp të premten, ai e renditi Suceavan si ndër tre pikat kryesore të infeksionit në vend, por theksoi se gjërat po ktheheshin në normalitet, me operacionet në spital të vendosur për të rifilluar dhe i gjithë stafi mjekësor duke u testuar për virusin. Ata që rezultojnë negativë do të kthehen në punë, tha ai.

Në të njëjtën kohë, sistemi i kujdesit shëndetësor në Rumani po lufton edhe me rritjen e zemërimit midis punonjësve të kujdesit shëndetësor, të cilët përbëjnë afërsisht 16% të rasteve të njohura të koronavirusit në vend.

Pas një numri të madh të dorëheqjeve ditët e fundit, të shkaktuara nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse në dispozicion, presidenti Iohannis të enjten i kërkoi qeverisë të miratojë një bonus prej 500 € në muaj për personelin mjekësor të përfshirë direkt në luftën kundër koronavirusit. Ai shtoi se paratë do të vinin nga fondet e Bashkimit Evropian.

Rumania ka shpenzimet më të ulëta për kujdesin shëndetësor në Bashkimin Evropian, dhe Tataru pranoi në konferencën e tij të së premtes për shtyp se burimet ishin varfëruar kur ai mbërriti dhe sistemi i kujdesit shëndetësor "po përballet me një situatë të paprecedentë".

Megjithatë, sipas Tanase-it të Aleancës së Mjekëve, duke u dhënë punonjësve të kujdesit shëndetësor më shumë para nuk gjen zgjidhje çështja e vërtetë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy