Starova: Partizani dhe Vllaznia kanë qenë me fat, Tirana e ka bërë kampionatin më interesant

Starova: Partizani dhe Vllaznia kanë qenë me fat, Tirana e ka bërë kampionatin më interesant

Sulejman Starova, specialist futbolli, thotë se Partizani dhe Vllaznia kanë qenë me fat në këtë kampionat, pasi pavarësisht oshilacioneve, janë ende në garë për titullin.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, referuar dy humbjeve të fundit, Starova tha se Tirana e ka bërë kampionatin më të bukur dhe interesant.

Kanë qenë me fat edhe Partizani, që pas shumë pikëve të lëna, është vetëm 3 pikë pas Tiranës. Po ashtu edhe për Vllazninë. Kanë lënë pikë me të voglat dhe kanë fituar me të mëdhatë. Tirana me dy humbjet e fundit, e ka bërë kampionatin më të bukur dhe interesant. Kampionati vazhdon të jetë interesant në të gjitha fazat, edhe në mes të renditjes, apo edhe në fund.

Janë 45 pikë në lojë dhe mund të thuash që Egnatia, Laçi dhe Erzeni janë pretendentë, sepse e lejojnë pikët.

Të gjitha skuadrat luajnë për 3 pikët e radhës. Duke filluar nga Tirana, i duhet që zëvendësimi i Xhixhës me Abazajn, duhet të funksionojë ky i fundit, që bardheblutë të mos e kenë problem zëvendësimin. Partizani duhet të rikuperojë dy lojtarët kryesorë që u larguan, Skuka dhe Bitri.

Jemi në një situatë u lojtarët dhe skuadrat janë profesionistë dhe duhet të mësohen të luajnë me presion. Çdo skuadër deri tani ka pasur oshilacione. Vendimtare do jetë gjendja e skuadrave. Latifi mund të kontribuojë, megjithëse ka munguar për pjesën më të madhe të kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy