Bullgari/ Rotacion me dilema, aleatët e koalicionit marrin drejtimin e qeverisë

Bullgari/ Rotacion me dilema, aleatët e koalicionit marrin drejtimin e qeverisë

Nikolai Denkov, kryeministri i Bullgarisë ka dhënë dorëheqje. Largimi i tij nga detyra ishte një lëvizje e pritshme, pas marrëveshjes së koalicionit arritur me partinë e qendrës së djathtë GERB në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Tashmë është radha e kësaj force politike ta drejtojë vendin, konkretisht e ministres së jashtme Maria Gabriel.

‘Kjo nuk është lojë politike, por mbajtje e fjalës së dhënë. Është një shprehje e vazhdimësisë, ndershmërisë politike dhe respektit për qytetarët, pas marrëveshjes së arritur më 6 qershor të 2023-shit.

Gjithsesi mosmarrëveshjet duket se janë të pashmangshme.

Në pikëpyetje është emri i atij që do të marrë postin e lënë bosh, atë të ministrisë së jashtme, që sipas dakordësisë së 6 qershorit duhet ti kalonte me rrotacion ish kryeministrit Denkov, por GERB duket se nuk do ta lëshojë këtë post. 

Partia e qendrës së djathtë tani propozon që Gabriel të mbajë postin e kryeministres dhe ministres së Jashtme njëkohësisht, secili kryeministër ta ushtroj detyrën e tij për 15 muaj dhe jo 9, dhe ministrat e kabinetit qeveritar të ndryshohen.

Të dyja partitë kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy