
Gjatë vizitës së tij në Ankara, presidenti i Rusisë Vladimir Putin së bashku me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan dënuan vendimin e Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
"Krahas muslimanëve, ky vendim zhgënjeu edhe të krishterët, e madje edhe hebrenjtë me arsye të shëndoshë", tha Erdogan.
Erdogan tha se Izraeli është duke i konsideruar zhvillimet e fundit si një mundësi për ta rritur trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve.
"Izraeli po e konsideron procesin e fundit si një mundësi për ta rritur edhe më shumë trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve. Nuk është e mundur që një person me ndërgjegje, moral, parim dhe vlera t'i shpërfillë këto vrasje", tha presidenti Erdogan.
Ndërsa e këtij mendimi ishte edhe kreu i Kremilit ku deklaroi se Rusia dhe Turqia pajtohen që një vendim i SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit destabilizon situatën në Lindjen e Mesme."Procesi i paqes duhet të zhvillohet në kuadër të rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB). Statusi i Jeruzalemit medoemos duhet të diskutohet me kontakte të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinezëve", tha Putin në konferencë të përbashkët me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara.
Putin theksoi se vendimi i qeverisë amerikane për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet përkeqëson tutje gjendjen në rajon, duke shtuar se ky hap mund ta sabotojë procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia do të finalizohet këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kolegët tanë do të takohen këtë javë për ta përfunduar këtë punë", tha Erdogan në konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin në Ankara.
S-400 është sistemi më i përparuar anti-ajror me rreze të gjata i Rusisë dhe mund të mbajë tri lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektiva, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese. Erdogan theksoi se bashkëpunimi Turqi-Rusi është në rritje.



