
Sipas avokatit Jordan Daci rihapja e dosjeve të cilat kanë kaluar një kohë të gjatë dhe është marrë vendimi është një “gjueti shtrigash” që nuk i shërben drejtësisë reale.
“Çështja e rihpajeve të dosjeve të cilat kanë kaluar një kohë të gjatë dhe kanë marrë vendime, për mendim është një gjueti shtrigash që nuk i shërben drejtësisë reale dhe as viktimave nuk i shërben. Sot ne flasim për gjykimin e një çështje, por që nuk ka çështje.
Në asnjë histori botërore nuk ka ndodhur që Gjykata e Lartë e përcolli në Gjykatë të Parë. Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lartë, kjo është përmbysje e parimeve botërore.”, u shpreh Daci.



