
Arta Marku do të ankimojë vendimin e KLP, që e rendit të dytën në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Me anë të një letre drejtuar KLP-së, Marku kërkon të njihet me pikëzimin e detajuar të secilit prej anëtarëve të këtij institucioni, hapi i parë ky drejt ankimimit të vendimit.
Arta Marku u rendit e dyta me 406 pikë, pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj, me 362 pikë.
Vendimi i KLP, marrë javën e kaluar, i dërgohet për miratim Parlamentit.
Ky i fundit ka 30 ditë kohë të votojë Prokurorin e Përgjithshëm.
Nëse votimi në Kuvend dështon, emërimin e bën KLP.



