OBSH: Një mijë trupa ndodhen ende nën rrënoja në Gaza

OBSH: Një mijë trupa ndodhen ende nën rrënoja në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se trupat e më shumë se 1 000 njerëzve ndodhen ende nën rrënoja në Gaza.

Këto viktima nuk janë identifikuar ende dhe nuk janë përfshirë në numrin e më shumë se 7,000 të vdekurve në Rripin e Gazës. 

Kështu ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara për territoret e pushtuara palestineze, siç raporton Al Jazeera.

Ndërkohë një fluturim i ri humanitar i BE-së që transportonte 51 ton ilaçe dhe pajisje shkollore për civilët në Gaza në emër të Unicef-it u nis nga Kopenhagen këtë mëngjes. Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Evropian. Pesë fluturime të tjera do të nisen gjatë dy javëve të ardhshme si pjesë e transportit ajror humanitar në të gjithë Egjiptin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy