
Shirat e e ditëve të fundit dhe moti i ftohtë kanë sjell edhe problemet e para në rrugë. Për të pasur kujdes nga inertet e rëzuara që kanë bllokuar disa alse, Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq në vend.
Reagimi vjen pas bllokimit për disa orë të aksi Xibrakë-Pishkash në Qarkun e Elbasanit për të cilën kjo policia thotë se është i kalueshëm në të dyja akset e lëvizjes.
"Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes maksimal, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë në zonat malore, policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë asnjëherë pa pasur me vete zinxhirët për akullin dhe dëborën, kur kjo kërkohet nga patrullat e Policisë. Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme", thuhet në njoftimin e policisë.



