Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis, arrestohen 3 të rinj

Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis, arrestohen 3 të rinj

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar 3 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 561 bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë.

Në prangat e policisë kanë rënë E. K., 29 vjeç, S. K., 23 vjeç (vëllezër) dhe E. V., 20 vjeç.

Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.

Bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër).

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:

E. K., 29 vjeç, S. K., 23 vjeç (vëllezër) dhe E. V., 20 vjeç.

Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.

Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy