
Serbia vazhdonë propagandën e saj me disa që të vazhdojnë mos ta njohën si shtetin e ri.
Kësaj here presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë mbështetje edhe nga Palestina, dhe këtë gjë ia ka thënë gjatë një takimi ambasadori i Shtetit të Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhan.
Diplomati paleztinez i ka thënë kreut të shtetit Serb se Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ndërkohë Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.
Sipas mediave të beogradit, ambasadori i përcolli përshëndetjet e Presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës.
Por pas këtyre deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, ka ardhur menjëherë kundërpërgjigja e Kosovës me anë të zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.
Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.



