
Përgjegjës për 26 nëntorin, PD padit në SPAK ministra e kryebashkiakë socialistë
Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) një padi penale në adresë të një sërë zyrtarëve të lartë në lidhje me përgjegjësinë e tyre direkte ose indirekt me shembjen e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në listën e personave të kallëzuar penalisht janë Ministra të qeverisë, kryebashkiakë e ish drejtues bashkish, si psh Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Arsimit Besa Shahini, kryebashkiaku Erion Veliaj, Artur Bushi si dhe ish kryebashkiakët e Durrësit Vangjush Dako apo Valbona Sako.
PD i ka kallëzuar penalisht zyrtarët e ish zyrtarët e lartë për shpërdorim të detyrës si dhe për akuzën e rëndë të vrasjes nga pakujdesia por edhe për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të shtetit.





