
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia përpiqet të ndërhyjë nëse vendet e Ballkanit, bashkohen me aleancën e mbrojtjes.
Në një intervistë për Euronews, Stoltenberg tha se Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në kombet sovrane.
"Dhe unë mendoj se kjo është e gabuar’’. NATO e respekton, ne i respektojmë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pa marrë parasysh nëse dëshirojnë të hyjnë në NATO ose nëse nuk duan të hyjnë në Aleancë", tha shefi i NATO-s.



