
Një ditë para se komisioni hetimor për inceneratorët të mbyllë seancën e marrjes në pyetje të zyrtarëve të dyshuar si të përfshirë në këtë çështje, avokatët e të pandehurit të vetëm të arrestuar, ish-ministrit Lefter Koka konfimojnë mos prezencën e tij në sallën e kuvendit.
Prej pak ditësh, ata janë njoftuar që klienti i tyre të paraqitej në punimet e komisionit hetimor, për të dëshmuar, por përgjigja e palës mbrojtëse ka qenë mohuese. Lefter Koka në postin e ish-ministrit të Mjedisit është vënë nën arrest me një sërë akuzash, qe lidhen me ngritjen e inceneratorit të Elbasanit.
Në këtë fazë të hetimit, prokurorët e çështjes kanë kërkuar që Koka të merret në pyetje nga SPAK, por avokatët e ish-ministrit nuk e kanë lejuar zhvillimin e kësaj seance për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Dëshmitë e dhëna në prokurori, nga katër anëtarë të komisionit të trajtimit të koncensioneve, janë kërkuaur nga avokatët e Lefter Kokës për të parë se çfarë kanë deklaruar ata në lidhje me rolin e ish-ministrit në këtë procedurë.
Prej më shumë se një muaj, Lefter Koka është transferuar në spitalin e burgut për shkakë të gjendjes së tij shëndetësore. Koka nuk u mor kurrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, as gjatë fazës së hetimit, madje as pas kërkesës së tij për të dëshmuar ditën kur gjykata vendosi masën e arrestit me burg pa afat për të. Lefter Koka u arrestua në mes të muajit dhjetor të 2021 në banesën e tij me akuzat për shpërdorim detyre dhe pastrim parash dhe korrupsion. Kjo pasi në llogaritë e tij u gjetën rreth 4 milionë dollarë të transferuara nga kompani që kishin lidhje me icieneratorët.



