Zhduket gruaja e Kim Jong-un/ Hipotezat që nga konflikti me kunatën deri te ftohja e çiftit

Zhduket gruaja e Kim Jong-un/ Hipotezat që nga konflikti me kunatën deri te ftohja e çiftit

Sa herë që një bashkëpunëtor ose familjar i diktatorit të Koresë së Veriut nuk del në publik, ngrihet shqetësimi lidhur me fatin e tij. Kësaj here, ajo që është “zhdukur” është pikërisht gruaja e Kim Jong-unit.  Ekspertët që monitorojnë zhvillimet në Korenë e Veriut thonë se Ri Sol-ju mund të ketë pasur përplasje me Kim Yo-Jong, motra e vogël e diktatorit, e cila çdo ditë e më shumë po shihet si një forcë e vërtetë pas fronit të vëllait.

Bashkëshortja e Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të fundit më 28 mars, kur shoqëroi të shoqin në përurimin e një kompleksi shëndetësor në Penian.  

Zonja e Parë e Koresë së Veriut u shfaq për herë të parë në vitin 2012 dhe që atëherë ka qenë në krah të të shoqit 22 herë në vitin 2013 dhe 15 herë në vitin 2014, por vetëm 3 herë gjatë këtij viti.

Ekspertët thonë se ajo ka qenë shumë e afërt me Jang Song-thaek, xhaxhai i diktatorit, të cilin ai e ekzekutoi në dhjetor të vitit 2013.

Hipoteza të tjera kanë të bëjnë me ndonjë shtatzëni të mundshme apo probleme mes bashkëshortëve.

Por ka edhe zëra se ajo mund të ketë mërzitur motrën e të shoqit, e cila vitin e kaluar u vu në departamentit të propagandës së Koresë së Veriut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy