Kapitalet e paligjshme ikin drejt Italisë (VIDEO)

Kapitalet e paligjshme ikin drejt Italisë (VIDEO)

Shqipëria është shndërruar në një nga eksportuesit më të mëdhenj të kapitaleve të paligjshme drej italisë. Lajmi është bërë public nga doganat italiene, e cila ka referuar shifrat e parave të sekuestruara në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përmes një raporti zyrtar.

Sipas raportit për për periudhën janar qershor, autoritetet doganore italiane sekuestruan 607 mijë euro me prejardhje nga Shqipëria, të cilat u tentuan të futen në mënyrë të paligjshme në shtetin fqinj. Sipas raportit, kjo shifër e bën Shqipërinë kanalin e katërt të flukseve valutorë të paligjshme në Itali, pas Zvicrës, Gjermanisë dhe Rusisë.

Por përveçse një nga vendet kryesore të origjinës, Shqipëria rezulton të jetë edhe nga destinacionet kryesore të kapitalit të paligjshëm që del nga Italia. Sipas raportit në gjashtëmujorin e parë, tre destinacionet kryesore të valutës së paligjshme që del nga Italia ishin Egjipti, Shqipëria dhe Maroku me importe më të mëdha se 500 mijë euro të padeklaruara në doganë.

Megjithatë, të dhënat konfirmojnë edhe një tjetër zhvillim interesant. Shqipëria është bërë një eksportues neto I kapitaleve të paligjshme drejt italisë. Pra shuma e sekustruar e parave, që janë tentuar të futen në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Itali rezulton më e lartë se sa fluksi i kundërt.

Raste të daljes së sasive të mëdha të valutës së padeklaruar jashtë vendit janë konstatuar edhe nga autoritetet doganore në Shqipëri. Në më shumë se një rast autoritetet kanë ndaluar në pikat doganore persona, të cilët kanë tentuar të transportojnë jashtë sasi të mëdha parash të padeklaruara. Ky është një sinjal se ndoshta të ardhurat e gjeneruara nga krimi dhe korrupsioni në Shqipëri, po tentohen të fshihen në vendet e tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy