Junta e grushtit të shtetit në Nigeri, urdhëron dëbimin e ambasadorit francez

Junta e grushtit të shtetit në Nigeri, urdhëron dëbimin e ambasadorit francez

Junta që mori pushtetin në Nigeri muajin e kaluar tërhoqi imunitetin diplomatik të ambasadorit francez Sylvain Itte dhe urdhëroi dëbimin e tij

Një vendim i tillë lexohet në një letër dërguar nga Ministria e Jashtme Nigeriane, Ministrisë së Jashtme franceze.

Në përfundim të afatit 48 orësh që fillon më 28 gusht 2023, personi në fjalë nuk gëzon më privilegjet dhe imunitetet në lidhje me statusin e tij si anëtar i personelit diplomatik të ambasadës.

Dokumentet diplomatike dhe vizat e personit në fjalë dhe familjes së tij janë anuluar. Policia është urdhëruar të vazhdojë me deportimin e tij.

Ministria e Jashtme franceze përgjigjet se junta nuk ka autoritet të dëbojë ambasadorët.

Në fakt, Parisi nuk i njeh puçistët si udhëheqës legjitimë të vendit. Presidenti Emmanuel Macron tha të hënën se ambasadori do të qëndrojë në vend pavarësisht presionit nga junta dhe përsëriti mbështetjen e Francës për Presidentin e rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum.

Vendi afrikan po diskutohet edhe në samitin joformal mes ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian që po mbahet në Toledo, Spanjë.

Aktualisht ka një kujdes për miratimin e sanksioneve dhe takimi synon të favorizojë zgjidhjen e krizës me negociata dhe të shmangë opsionin ushtarak.

Lajmi erdhi pikërisht këtë mëngjes se trupat senegaleze po përgatiten të vendosen në Benin për një ndërhyrje në Niger nën kujdesin e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), sipas mediave lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy