Rama: Bursa 1000-dollarëshe për studentët ekselentë të mësuesisë

Rama: Bursa 1000-dollarëshe për studentët ekselentë të mësuesisë

Studentët ekselentë të mjekësisë do të mbështeten me bursë nga shteti. Gjatë një takimi me student, kryeministri Edi Rama tha se studentët më të mirë jo vetëm që nuk do paguajnë tarifë, por do marrin një bursë prej 1000 dollarë.

"Kemi vendosur heqjen e tarifës për të gjithë nxënësit me notë mesatare mbi 9 që do zgjedhin mësuesinë. Heqja e tarifës është shumë e rëndësishme. Kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1 000 dollarë, e cila do të jepet muaj pas muaji dhe është një masë që do mbështesë studentët për nevojat e vitit shkollor duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione e vullnete të veçanta. Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera mësimore të mos kërkoni nga prindërit por t’i blini vetë”, tha Rama.

Degët e mësuesisë u renditën të tretat në listën e të preferuarave për këtë vit akademik. Edhe sivjet, dega më e preferuar mbetet Ekonomiku, i ndjekur nga degë të Shkencave Sociale dhe universitetet ku studiohet në degë të mësuesisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy