Dështimi në rrugën për t’u bërë superfuqi hapësinore, sateliti kinez pritet të bjerë në Tokë brenda marsit

Dështimi në rrugën për t’u bërë superfuqi hapësinore, sateliti kinez pritet të bjerë në Tokë brenda marsit

Laboratori hapësinor i Kinës, Tiangong-1, u cilësua si një simbol i fuqishëm i teknologjisë kineze, kur u lëshua në vitin 2011. Por 7 vjet më pas, ai ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë sërish në Tokë deri në fund të muajit mars. Edhe pse përbën një rrezik të vogël për njerëzit, ai shihet si njollë në rrugën e Kinës për t’u bërë një superfuqi në hapësirë.

“Kinezët janë në siklet kur është fjala për të dhënë shpjegime për këtë. Rreziku është i vogël, por është praktikë e pranuar ndërkombëtarisht se objekte me madhësi të tillë nuk duhet të bien nga qielli”, thotë Jonathan McDowell, astrofizikant në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën.

Ekspertët e hapësirës kanë vlerësuar se rreziku potencial për njerëzit në Tokë është minimal, praktikisht shanset që pjesë të tij të dëmtojnë ndonjë njeri janë 1 në 1 trilion. Për të kuptuar sa është rreziku mjafton të kujtojmë se shanset që një person të goditet nga rrufeja në SHBA janë 1 në 1.4 milionë.

Në rastin më të mirë dhe skenarin më të mundshëm, laboratori hapësinor kinez do të digjet sapo të hyjë në atmosferën e Tokës, ndërsa pak pjesë mund të bien në oqean.   

Skenari më i keq është ai i rënies së “Tiangong-1” në një zonë të populluar. Pasojat do të ishin disa dëme të vogla në prona të patundshme. “Por kjo nuk ka ndodhur në 60 vjet histori të rikthimit të mbetjeve nga hapësira. Pra shanset janë shumë të vogla”, thonë ekspertët.

Sateliti me peshë 8.5 tonë është lëshuar në shtator 2011. Ai ishte pjesë e një plani ambicioz të Kinës, që përfshin edhe dërgimin e një njeriu në Hënë dhe zbritjen e një mjeti në Mars. “Tiangong-1” pushoi së funksionuari në mars 2016, por Kina nuk foli kurrë për arsyet. Kina mund të ketë humbur kontrollin mbi laboratorin hapësinor sepse atij i ka mbaruar karburanti, thotë një profesor i Universitetit të Floridas. / CNN /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy