Prodhuesit vendas të birrës gjenden në vështirësi të mëdha që prej vitit të shkuar për shkak të dyfishimit të akcizës. Për këtë, ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Avokati Saimir Laçej, i cili përfaqëson prodhuesit vendas të birrës, thotë se qeveria duhet të gjejë një mënyrë për të mbrojtur njëkohësisht prodhuesit dhe importuesit. Ai solli modelin e vendeve të BE-së.

Debati ka nisur dhe vijon. Shpresoj të mbyllet nga Kushtetuesja. Taksimi duhet të jetë i ndershëm. A er kemi një model të tillë? Modeli që ishte deri më 31 dhjetor 2022, kur u ndryshua nga nivel të diferencuar, në nivel të unifikuar. Heinekken për një vit ka prodhuar 188 milionë hektolitra birrë. Ka diferencë në çmimin për njësi të lëndëve të para. Ky nuk është problem shqiptar, të gjitha birrat që prodhohen në Europë e kanë atraksion turistik birrën. E mbrojnë nga ekonomia e shkallës, pra përdoret avantazhi në nivel global. Në BE, që nga viti 1992 është prezantuar direktiva që respektohet nga të gjitha, duke aplikuar nivel të diferencuar në akcizë. Pra, pas një niveli të caktuar ndryshon akciza. Ne e kemi përafruar legjislacionin në vitin 2012. Ky përafrim ka bërë të mundur që për 12 vite të ketë diferencë.

Shqipëria që nga viti 2012 në çdo model taksimi nuk mbron pothuajse fare, me përjashtim të granteve, mosdiferencimin e prodhuesve me importuesit. Duhet që qeveria të gjejë instrumente të mbrojë prodhuesit vendas. Pra të gjendet një mënyrë për të mbrojtur në mënyrë simetrike prodhuesit vendas dhe importuesit.

Sipas Laçejt, ligji i vitit 2012 është një zgjidhje efektive.

Të gjitha vendet aplikojnë sistem të diferencuar taksimi. Vetëm Serbia ka një sistem të unifikuar, por nuk ka çfarë të mbojë sepse nuk i ka ngelur prodhim vendas. Ne nuk mund të shkojmë në drejtim të gabuar por të respektojnë legjislacionin që kemi bërë në 2012.