Ndryshimet në Kodin Penal/ Thyerja e karantinës me pasojë përhapjen e infeksionit, 5 vjet burg

Ndryshimet në Kodin Penal/ Thyerja e karantinës me pasojë përhapjen e infeksionit, 5 vjet burg

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar të martën ndryshimet ligjore në Kodin Penal, për dënimet lidhur me thyerjen e rregullave të karantinës, në kuadër të pandemisë COVID-19.

Gjatë ditë së martë në Komisionin e Ligjeve u shqyrtuan një sërë aktesh ligjore, të cilat do t’i përcillen Kuvendit ditën e enjte për miratim. Një nga pikat më të disktuara ishte dhe pika që lidhet me ndryshimet në Kodin Penal për të cilat deputetët gjetën dakordësi.

Në propozimin e parë kush thyente karantinën dënohej me 5 vite burg, ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim të enjten Kuvendit, u vendos se kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me 3 vjet burg. Por, në rast se dikush e shpërndan virusin, pra përhap një sëmundje infektive dënimi do të jetë nga 10 vite që ishte propozuar në 5 vite burg, teksa në rast se shpërndarja e virusit shkakton humbje jete, dënimi do jetë 10 deri në 15 vite burg. Nëse thyejnë dy herë rregullat qytetarët do të dënohen me gjobë, deri në 1 vit burg.

Komisioni i Ligjeve ka miratur edhe disa ndryshime në Kodin Penal për dhunën në familje.

Po ashtu Komisioni ligjeve miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018”.  Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy