Zelensky: Duhet të mposhtim terrorin rus, kjo është domosdoshmëri për të gjithë globin

Zelensky: Duhet të mposhtim terrorin rus, kjo është domosdoshmëri për të gjithë globin

Ne duhet të mposhtim terrorin rus. Kjo është një domosdoshmëri jo vetëm për vendin tonë, jo vetëm për ukrainasit, por është një domosdoshmëri për të gjithë globin

Kështu shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

“Rusia duhet të përgjigjet për terrorin e saj dhe çdo raketë, çdo shahed duhet të rrëzohet.

Bota mund ta garantojë këtë, partnerët tanë kanë aftësitë e nevojshme.

Kjo është vërtetuar në qiejt e Lindjes së Mesme dhe duhet të funksionojë edhe në qiejt e Evropës”, shtoi Zelensky.

Më tej ai shtoi se çdo vend që furnizon Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore, çdo lider që ndihmon për të bindur partnerët tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore duhet të vendosen në qytete dhe komunitete të sulmuara nga terroristët, dhe të gjithë ata që mbështesin mbrojtjen tonë, ata janë shpëtimtarë të jetëve njerëzore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy