Moti i keq në Durrës, pezullohet për dy ditë flota e peshkimit

Moti i keq në Durrës, pezullohet për dy ditë flota e peshkimit

Që nga mbrëmja e djeshme reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë vazhduar përgjatë pjesës më të madhe të natës.

Burime nga kapiteneria e portit kanë bërë të ditur se gjatë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 15-20 metër në sekondë dhe dallgë me lartësia deri në 2 m.

Aktualisht situata është më e qetë. Për shkak të kësaj situatë është pezulluar prej dy ditësh flota e peshkimit, pasi kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të tyre.

Në lidhje me tragetet, ata kanë lundruar normalisht dhe mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në port dy tragete që janë nisur mbrëmjen e djeshme nga porti i Barit në Itali.

Autoritetet detare bëjnë me dije se është pezulluar përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, deri në qetësimin e situatës, ndërkohë që është bërë sigurimi i anijeve të akostuara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e incidenteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy