
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar pezullimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga lindja e Ukrainës, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje armëpushimi me ushtrinë ruse. Këtë lajm e bëri me dije zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk në Telegram.
Këtë mëngjes nuk arritëm të negocionim një armëpushim në rrugët e evakuimit me pushtuesit. Kjo është arsyeja pse, për fat të keq, ne nuk do të hapim korridoret humanitare sot.



