Haradinaj dhe Limaj në qeveri, ua lirojnë vendin dy deputetëve të PDK-së

Haradinaj dhe Limaj në qeveri, ua lirojnë vendin dy deputetëve të PDK-së

PDK-ja e Kadri Veselit, e cila doli jo mirë nga zgjedhjet e 11 qershorit pasi iu përgjysmua numri i deputetëve, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me AKR-në ka pse të gëzohet. 

Arsyeja është se kjo parti do të rritet me dy deputetë dhe kjo falë partnerëve të koalicionit AAK-së e NISMA-s.

Haradinaj si deputet i zgjedhur, në momentin që merr postin e kryeministrit, ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota.

Në këtë rast do të zëvendësohet nga Nait Hasani i PDK-së cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9578 vota.

Edhe Nisma-s për Kosovën do t’i takojë posti i zv. kryeministrit dhe tri ministri.

Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zërë një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9234 vota. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy