Tabaku: Qeveria s’pati transparencë për fondet e rindërtimit. Ibrahimaj: Rindërtimi vijon, Thumana ka rilindur

Tabaku: Qeveria s’pati transparencë për fondet e rindërtimit. Ibrahimaj: Rindërtimi vijon, Thumana ka rilindur

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimi. Tabaku pretendon se qeveria nuk ka treguar transparencë për fondet e ndërtimit. Tabaku thotë se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetin.

Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër. Raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se procesi i rindërtimit u bë pis pasi u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë. Ne, nuk kemi asnjë informacion jo vetëm se kur pritet të përfundojë procesi i rindërtimit? Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 mld lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit. Sikundër na mungojnë informacione në lidhje me kostot totale të këtij procesi; Sa është fatura e rindërtimit në total? Sa është vlera totale e fondeve që janë alokuar me VKM?

Në vijim ajo theksoi se në tre vjet e gjysmë pas rënies së tërmetit ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është vlera pasi ish ministri i financave dhe ekonomisë dhe përgjegjës për sektorin e rindërtimit ka deklaruar më herët që ky është një proces dinamik.

Sot, a mendon njësoj ministrja Ibrahimaj? A mendon dhe ajo që ky është një proces dinamik që ndryshon nga çasti në çast apo ka për shqiptarët një përllogaritje të saktë të vlerës që do të marrë dhe ka marrë deri më tani rindërtimi? Në vitin e katërt pas Fatkeqësisë (mars 2023), Qeveria ka Buxhetuar, Alokuar dhe Konsoliduar total 75 miliard lekë. Konkretisht në 2020 u konsoliduar 16.6 miliard lekë, në 2021 janë 29.5 miliard dhe në vitin 2022 janë 28.9 miliard lek shpenzime të realizuara. Viti aktual 2023 ka një Plan të Buxhetuar për Programin e Rindërtimit në masën 5 miliard lekë.

Në fund Tabaku theksoi se ndonëse qeveria u zotua se ajo do të zbatonte faturat e rindërtimi mbi bazën e legjislacionit në fuqi vërehet se vlera e alokuar nga qeveria shqiptare nga 2020 deri më tani nuk është reflektuar në treguesit fiskalë.

Nga ana e saj, me një foto në dorë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tregoi ndryshimet që janë bërë në Thumanë para dhe pas tërmetit. Përgjigja e ministres në Kuvend erdhi pas akuzave të deputetes Jorida Tabaku për abuzimet sipas saj me fondet e rindërtimit. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se rindërtimi vijon me ritme të shpejta ndërsa pohoi se të gjitha fondet e rindërtimit janë të tenderuar dhe tashme janë subjekt i KLSH-së.  Ndërkohë sipas ministres nuk ka asnjë detyrim të prapambetur nga fondet e rindërtimit. Ministrja tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve.

Se di ku e gjeni forcën që thoni se tërmeti po përdoret për qëllime elektorale. Qeveria e ka për detyrë që tu gjendet pranë çdo shqiptari. Fill pas tërmetit ne u përballëm me pandeminë dhe këto janë ngjarje që nuk mund të merren sit ë veçanta apo të shkëputura. Kemi një proces rindërtimi që po vazhdon me ritme të shpejta ndonëse ka pasur dy kriza të njëpasnjëshme. Kjo na jep një mundësi që të tregojmë sesi ne arritëm që të transformojmë lagjet të tëra dhe tu japim një shpresë shqiptarëve.

Tërmeti kishte shkaktuar një dëm total prej 1 mld euro. Pati shumë njësi banimi të cilat u dëmtuam. Në kushtet e emergjencës qeveria shqiptare u angazhua përmes mekanizmit të fondit rezervë dhe akorduan për të dëmtuarit nga tërmeti. Si asnjë vend tjetër të botës në një kohë rekord të dëmtuarve nga tërmeti u akomoduan në hotele dhe jo në çadra.  Nuk ka detyrime të prapambetura nga fondi i rindërtimit.

Te gjitha fondet e rindërtimit janë tenderuar si çdo projekt tjetër. Të gjitha janë subjekte të KLSH-së. ju ftoj që kur hidhni këto supozime të vini me shifra e projekte konkrete. Jo me supozime të dëgjuara në ambiente e kafene. Kam fakte që u them nuk janë kështu. Programi i rindërtimit ka një dimension të rëndësishëm sociale. Shkollat me financim të huaj sapo kanë filluar që të rindërtohen. Kemi angazhuar buxhetin e shtetit për shkak të emergjencës, dhe kreditë do të përdoren në të ardhmen. Ne kemi dhënë informacion sa herë që është kërkuar. Kemi pasur transparencë maksimale për përdorimin e fondeve. Është e rëndësishme që mos të hidhet baltë mbi një proces për të cilin qeveria shqiptare ka marrë përgëzime dhe merita.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy