Rrëshqitje dherash në juglindje të Brazilit, humbin jetën 36 persona

Rrëshqitje dherash në juglindje të Brazilit, humbin jetën 36 persona

Gjatë fundjavës së karnavaleve në Brazil, një stuhi e fortë e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, shkaktoi rrëshqitje dheu në zonat bregdetare të San Paulos.

Autoritetet kanë regjistruar deri më tani 36 të vdekur dhe shprehen se ky numër do të vijojë të rritet.

Deri më tani, 35 vdekje janë regjistruar në komunën e San Sebastian, që ndodhet rreth 200 km nga San Paulo, tha qeveria lokale. Më në veri, në qytetin bregdetar të Ubatuba, një vajzë e vogël vdiq.

“Fatkeqësisht, do të kemi shumë të tjera vdekje”, tha kreu i Mbrojtjes Civile të shtetit të San Paulos, Henuel Pereira.

Rreth 228 persona janë zhvendosur dhe 338 të tjerë janë evakuuar në këtë rajon të juglindjes së vendit, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. 

Shteti i San Paulos ka shpallur një gjendje fatkeqësie 180-ditore në gjashtë qytete për atë që ekspertët e kanë përshkruar si një ngjarje të paprecedentë ekstreme të motit . 

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, i cili po kalonte karnavalet në Bahia, në verilindje të Brazilit, do të vizitojë sot zonat kryesore të prekura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy