Subjektet e industrisë së prodhimit të produkteve të bulmetit në vend, dhe shoqata “Albania Food Industri”, kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura në një emision investigativ se gjalpi dhe djathi i prodhuar prej tyre ka sasi vaji palme. Shoqata ka nisur cështje penale, për të hetuar akuzat. Por vetë subjektet, nuk kanë mohuar faktin se disa nga produktet e tyre e kanë në përbërje vajin e palmës, dhe në to është e publikuar në etiketë ky fakt.



