Skenaristët e Hollywood-it drejt grevës

Skenaristët e Hollywood-it drejt grevës

Rreziku i një pezullimi të aktiviteteve të industrisë së Hollywood është shfaqur papritur kur gazetat amerikane bënë të ditur lajmin se skenaristët e vendit janë gati për të hyrë në grevë duke filluar nga 1 maji. 

Në fakt, sindikatat kanë bërë të ditur se kanë mbështetje solide të skenaristëve të filmave dhe televizioneve për një pezullim të të gjitha punimeve pas skadimit të kontratës së kategorisë në fuqi aktualisht me studiot e Hollywood-it, e cila skadon, në më pak se dy javë. 

Sindikatat kanë bërë të ditur se shqetësimi për kushtet e punës ka shtyrë 98% të anëtarëve të votojnë për nisjen e një greve.

Greva synon të rrisë përfitimet e skenaristëve në raport me suksesin e madh të serive të prodhuara dhe që sjellin të ardhura të konsiderueshme për produksionet dhe platformat e transmetimit. 

Për personat e brendshëm, të ardhurat nuk rishpërndahen në mënyrë të barabartë midis atyre që kanë kontribuar në një mënyrë thelbësore për suksesin e tyre.

“Një rekord i ri si për pjesëmarrjen në votime, ashtu edhe për përqindjen e pëlqimit”, shkruan WGA në faqen e saj të internetit, duke kujtuar se ky demonstrim i pamohueshëm i unitetit dhe vendosmërisë i jep forcë komitetit të sindikatës që kontrakton me Studiot.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy