
Gjykata civile e Tiranës, ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile që bën fjalë për urdhrat e ekzekutimit dhe përllogaritjen e kamatëvonesave nga ana e gjykatës, në rastet e mos shlyerjes së kredive dhe kalimit të afateve.
Gjykata Kushtetuese pasi e ka marrë ne shqyrtim ka vendosur të kthejë në Kuvend dhe detyrojë këtë të fundit të plotësojë ligjin sipas arsyetimit të këtij vendimi brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Igli Tola, në studion e “MCN live”, e vlerëson si mjaft pozitive një vendim të tillë, që sipas tij, i vë fre abuzimeve ndër vite të bankave ndaj kredimarrësve.
Ky është një vendim që i vendos një fre, një manipulimi ndaj qytetarëve që iu është bërë gjithë këto vite.
Një vakum ligjor që ishte krijuar gjatë gjithë këtyre viteve, nga ana e institucioneve financiare, bankare ose jobankare qofshin ato, pasi kemi dhe rastet e njësove të mikrokrediteve, të cilët për kredi të cilat mund të jene shumë minimale, kanë çuar drejt sekuestrimeve dhe përvetësimit të pronave të qytetarëve, që mund të ketë qenë shumëfish i vlerës të marrë kredi.
Duke abuzuar kësisoj me faktin se vlera e kamatvonesave dhe e rivlerësimeve të bëra ndaj interesave ka kaluar përtej vlerës principial, e cila me logjikë më të thjeshtë nuk ka ku qëndron.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Tola, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, janë tejet konservatore dhe kësisoj qytetarët detyrohet të drejtohen për kredi të vogla pranë njësive të mikrokredive, të cilat në formë abuzive më pas paguhen nga kredi marrësit në shumëfishin e kredisë së marrë aty.
Banka Qëndrore miratoi në 2013 një rregullore për të gjitha banket e nivelit të dytë që i detyronte ato që në periudhën ose për kredi ët cilat kishin kaluar një hark 3-5 vite të nxirren nga bilancet e tyre, pra të shkarkohen nga bilancet të njihen si kredi e keqe, dhe të mos ndiqen më nga bankat, por të ndiqen në mënyrë direkt për tu mbledhur nga ana e institucioneve që merren me mbledhje.
Dhe që nga ky vit e në vijim ne shohim që bankat nxjerrin nivele pozitive , por nëse duam të shohim çfarë fshihet realisht pas këtyre shifrave, shihet e para: pse ka kaq pak borxh të keq, sepse në radhë të parë banakët janë tejet konservatore dhe kjo vijon të jetë një politikë e tyre prej shumë vitesh.
Ato janë tejet konservatore në dhënien e kredive dhe ky konservizëm i institucioneve të nivelit të dytë ka bërë që qytetarët për kredi minimale, kredi konsumatorë, etj, të detyrohen të shkojnë pranë këtyre njësive të mikro-kreditit, të cilët duke abuzuar më faktin se japin kredi të shpejta, pa kolateral, gënjehen, dhe shkojnë për të marrë një kredi 20-30 mijë lekë të reja, dhe detyrohen të paguajnë shumëfishin e saj.
Do të shohim ky ligj a do ët ketë forcë prapavepruese edhe për vendimet e marra më herët.



