Javën që lamë pas, kryeministri Rama foli për dështimin e televizionit publik RTSH-së, madje përmedni edhe mundësinë e mbylljes së tij. Në studion e MCN Informacion, Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe profesor i gazetarisë, tha se ka vend për kritika nëse vihet përballë buxheti i TVSH dhe produkti që ai ofron.
Është e qartë që ka një privilegj në dekadën e fundit të operatorëve të tjerë të TV private. Në konceptim tim TV publik duhet ta shikojë si konkurrencë marrëdhënien e tij me TV-të private. Por edhe TV publik ka pasur të ardhura shumë të mëdha. Me to mund të bëhen gjëra të mëdha. Duke mos e konsideruar si rival, si operator në treg, TV publik duhet të ketë një strategji përsa i përket programacionit ku shikohet se problemet madhore të shoqërisë mungojnë. I shmanget asaj që është thelbi i informacionit: aktualitetit djegës.
Informacioni në pjesën dërrmuese është nga Tirana. Në mediat publike një nga performancat është të kritikojë qeverinë. TV-të publike duhet të kenë një dinamikë kritike shpesh më të mëdha se TV-të private. Këto matje nuk i kemi bërë ne. Vijnë që nga Amerika. TV ka mbetur me festivalin e muzikës së lehtë dhe nuk shkon më tej. Ka vend të shihen me sy kritik në raport me atë buxhet që ka.
Shpenzimet janë të pajustifikuara. Dhe janë shpenzime jorentabël.



