
Teksa na ndajnë dhe dy javë nga nata e ndërrimit të vitit, çmimi i gjelit të detit shkon 8 mijë lekë të vjetra për kg, ndërsa ai i puls, dy mijë lekë më shumë.
Kështu bën të ditur nga tregu i Elbasanit, korrespondentja e MCN, Entela Duka, teksa përkufizon se fermerët shprehen se ky çmim nuk mbulon kostot e rritjes, ndërkohë qytetarët e shohin si të papërballueshëm blerjen e produktit.

Fermerët për mikrofonin e ‘MCN live’, ankohen se nuk ka treg shitje me gjithë kultivimin që i bëjnë gjelit.
Tregu është zero, njerëzit vijnë për të parë por nuk kanë lek. Tregu është zero, nuk ka intereson më të mbarështojmë gjelin e detit, kam 32 vite që e mbarështoj gjelin por si sivjet çmimi është përtokë, nuk kam besim që do ti shes.
Njerëzit vetëm vijnë pyesin dhe nuk e blejnë dot, nuk i plotësojnë paratë.
Sivjet çmimi për gjelin është 8 mijë te vjetra lekë/kg , ne e rrisim me jonxha, nëpër hasëll, misër, e rrisim me kullota, por nuk po shkojnë sivjet. Njerëzit nuk kanë lekë ta blejnë.
Sivjet është shumë Pazar i dobët, nuk lëvizin fare. Këta janë gjela Peqini, me traditë, qytetarët ankohen se nuk kanë lek, këtu vetëm pleqtë kanë mbetur, si blejnë dot.
Blerësi ankohet se me pensionin e pakët, nuk arrin ta plotësojë shumën për ta blerë një gjel deti për tryezën e festave.
Me këtë çmim nuk e blej dot, ai është tamam por unë me 70 mijë lekë pension se blej dot. Detyrohem të marrë kalastrèn, në vend të gjelit të detit.



