Çdo lagje e kryeqyteit do të ketë një kënd lorjash për fëmijët. Ka qenë ky premtimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit për fillimin e punës në Njësinë Administrative nr 9, përgjatë rrugës “Mine Peza”.
Velaj i bëri thirrje të gjithë biznesmenëve dhe qytetarëve që të kontribuojnë sadopak për përmirësimin e jetës së fëmijëve të Tiranës.
