Presidenti amerikan Joe Biden ka siguruar fitoren e parë dërrmuese në parapraket e demokratëve në Karolinën e Jugut duke u ndjekur nga dy rivalet e tij Marianne Williamson dhe Dean Philipps që siguruan vetëm 2% të votave.
Lidhur me këtë gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN u shpreh se Biden nuk ka rival pasi demokratët nuk kanë kandidat. Ai tha se Amerikës i duhet një president i fortë dhe se Biden nuk jeton në realitetin amerikan.
Sipas tij Biden ka një mbështetje të ulët vetëm 37% dhe nëse zgjedhjet do të bëheshin brenda kësaj jave Trump do ti fitonte.
Të jemi realistë ai nuk ka rivalë sepse s’ka nxjerr kundërshtarë, pra ishte butafori vetë rezultati nuk tregon asgjë, demokratët nuk kanë një kandidat të fortë përballë Trump por mbeten tek një kandidat 81 vjeçar. Ka një ndryshim mes republikanëve dhe demokratëve, zgjedhjet nuk kanë rëndësi, Biden në përgjithësi nuk ka rival sepse sa herë ka rival ai humbet. Amerika ka ndryshuar shumë, inflacioni i madh, emigrantë pa letra bën që Trump të jetë fitues ndaj tij nëse zgjedhjet zhvillohen këtë javë.
Amerikës i duhet një president i fortë. Biden jeton në një realitet ndryshe dhe jo atë të amerikanëve, mbështetja e tij si president është vetëm 37%, më keq se çdo president tjetër. Por dhe në poll-et e fundit 4-5% më poshtë. Janë ato 5 shtetet e betejës që vendosin se kush do të jetë president. Deri në nëntor do kalojmë shumë ujëra.
Nëse zgjedhjet bëhen këtë javë Trump fiton, deri në nëntor nuk i dihet. Sistemi politik amerikan është i tillë, ka parti pa fund po s’ka shans të hysh dot në këtë sistem bipolar. Ekstremi i majtë po e kontroll. Një kandidat i tretë mund të dëmtojë, por kandidati i tretë nga republikanët nuk hynë, nëse hyn nga demokratët do të dëmtonte Biden.
I pyetur se si vlerësohen pozitat e qeverisë Biden në raport me konfliktin në Gaza dhe më gjerë, Papa tha se Biden është shumë i dobët me Iranin dhe se nuk kemi një goditje reale.
Biden është shumë i dobët me Iranin dhe sulmet që u bënë, u bënë me disa ditë vonesë, pra nuk është një goditje reale. Amerika se ka situatën e mirë për të hyrë në konflikt me Iranin. Nëse Trump kthehet si president do kemi probleme të mëdha në atë zonë. Politika e jashtme nuk ka ndikim në zgjedhjet presidenciale, ajo që ka ndikim është ekonomia, emigracioni dhe aborti.



