Meta, tre orë drekë me aleatin e Bashës

Meta, tre orë drekë me aleatin e Bashës

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është takuar për rreth tre orë dje me Agron Dukën, kreun e PAA-­së. Takimi i tyre vjen pasi Duka i kishte dërguar një letër Metës, ku e ftonte të dilte nga qeveria për të krijuar një qeveri teknike, raporton “Panorama”.

Vetë Duka, i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se pjesë e drekës së gjatë me kryetarin e Kuvendit ishte pa dyshim edhe protesta e opozitës.

“Sigurisht që folëm gjatë drekës dhe për protestën e opozitës dhe kushtet që ajo ka vendosur. Nuk mund të shmangej kjo temë e ditës. Por nuk pati ndonjë bisedë më shumë se sa përmbajtja e letrës që unë i kisha dërguar më parë”, është shprehur Duka. I pyetur se cili ishte qëndrimi i Metës për kërkesat e PD-­së, Duka tha se “unë gjykoj që ishte pozitive deklarata e tij gjatë konferencës për shtyp me Kadri Veselin për respektimin e protestës së opozitës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy