Megaoperacioni “Tempulli 3”/ Policia: U arrestuan 20 persona, sekuestrohen kokainë dhe heroinë

Megaoperacioni “Tempulli 3”/ Policia: U arrestuan 20 persona, sekuestrohen kokainë dhe heroinë

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 35 masa arresti, prej të cilave 20 kanë rënë në pranga, 10 persona janë në kërkim, ndërsa 5 masa janë komunikuar në qeli.

Pjesë e grupit është edhe Enea Sulejmani, i cili u kap me 1 kg kokainë në makinë më 22 mars dhe përplasi agjentët e antidrogës. Me të bashkëpunonte dhe efektivi i RENA-s Ervis Shkurta.

Lidhur me këtë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Tempulli 3”.

Në një konferencë për shtyp ai ka bërë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, ndërkohë që janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë, në zbatim të masave të dhëna ndaj tyre “Arrest me burg”. Ai ka renditur edhe materialet e sekuestruara gjatë operacionit

Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla. Sekori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht: R. R., 27 vjeç, banues në Tiranë, E.B., 30 vjeç, banues në Tiranë, A.Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, K. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, A. J., 26 vjeç, banues në Tiranë, F. Ç., 46 vjeç, banues në Tiranë, I.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, F. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, A.B., 19 vjeç, banues në Tiranë, E. M., 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, H.F., 20 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, A.D., 19 vjeç, banues në Tiranë, K. L., 20 vjeç, banues në Tiranë, A. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, G. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, F. L., banues në Fier, Roskovec.

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit: E. G., 37 vjeç, E. S., 28 vjeç, I. B., 20 vjeç, Sh. O., 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe F. Ç., 34 vjeç, banues në Memaliaj. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis 27 telefona celular të markave të ndryshme 5 automjete të markave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy