LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë vendosur të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në vjeshtë. 

Marrëveshja nënkupton mbështetjen e ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë në pushtet LSDM dhe BDI të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

"Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale. Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, tha lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev.

Kujtojmë se në Maqedoni ka mosmarrëveshje edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Opozita atje kërkon datën 17 tetor.

Opozita shqiptare është e gatshme për zgjedhje në cilëndo datë të tetorit, por thotë se pas kërkesës për shtyrje të zgjedhjeve fshihet frika nga euforia e regjistrimit të popullsisë.

Ndërkohë që partia shqiptare në pushtet, BDI shprehet se cilado datë e zgjedhjeve është e pranueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy