Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë sot vaksina anti-covid në Kosovë, do të vij gjatë muajit shkurt.
Ai ka thënë se procesi i përgatitjes për ardhjen e vaksinave ka përfunduar.
“Fondin e kemi prej 40 milionësh të siguruara nga taksat. Për rastet e reja të variantit ë Covidit, ne ju kemi informuar, ata janë raste të kontaktit dhe janë drejt shërimit”, ka thënë ai.
Gjithashtu Zemaj ka njoftuar se të gjithë specializantët do të paguhen, duke përfshirë edhe ata që deri tash ishin me vetëfinancim. Ai ka thënë se të gjithë specializantët si mjekë të ri kanë filluar angazhimin, do të futen në listën e pagave përmes subvencioneve.
Ai ka thënë se ky vendim është marrë si pjesë e stimulimit për ta, duke shtuar se janë 550 specializantë të tillë.



