
Shefi i trafikut të qarkullimit rrugor Tiranë, Gerard Baka, thotë se kohët e fundit ka pasur rritje të fluksit të qarkullimit në nyjet hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.
Kjo sipas tij, vjen për shkak të tendencës për të vizituar kryeqytetin në prag festash jo vetëm qytetarë të Shqipërisë, por edhe turistë të huaj që kanë preferuar që në fundvit të jenë prezent në Tiranë, për të festuar apo vizituar kryeqytetin.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se Policia Rrugore ka marrë masat, duke kaluar në shërbime të përforucuara në nyjet hyrëse dhe dalëse që nga 15 dhjetori.
Si pasojë e fluksit të shtuar ka edhe shkele evidente për të cilat merren masat për të parandaluar ngjarjet rrugore, si shpejtësia apo përdorimi i alkoolit.
Shkak determinant janë parkimet në rresht të dytë. Ky fenomen na ka shqetësuar. Falenderojmë Policinë Bashkiake për ndihmën që na ka dhënë e kemi sulmuar si fenomen.
Ky është shkak vendimtar për menaxhimin e trafikut. Është evidentuar dhe konstatuar se shkaktar vendimtar të ardhjes së pasojave janë drejtuesit e mjeteve.
Se ndonëse nuk është provuar shkencërisht, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ka qenë shkaktar vendimtar për aksidente.
Në tërësinë e vetë sinjalisitika ekziston dhe është e mirëvendosur, për sjelljen e drejtuesve të automjeteve ka problematika akoma janë marrë me mijëra masa për përdorimin e aparateve celular, ndonëse është goditur shumë si fenomen, është shumë problem.
Rastet kur kemi aksident, kur ka ndodhur aksidenti rrugor, nuk e kemi provuar shkencërisht se shkaktar ka qenë përdorimi i telefonit po flasim për traste konkrete.
Në rast se ke sinjalistikën rrugore, nuk mund të sjellësh një pasojë sa do të jetë në kryeqytet kur e ke shpejtësinë e lenuar 40 km në orë.
Sa i takon mundësisë për të rritur shpejtësinë në autostradat e vendi, Baka deklaroi se në Shqipëri nuk kemi ende kategorizim të autostradave, në interurbane kryesore dhe interurbane dytësore.
Sipas tij, më rast se do jenë autostradat sipas ligjit europian nuk ka problem për rritje shpejtësie nga 110 në 130 km në orë.
Por ai shtoi se kjo autostradë duhet monitoruar me kamera dhe jo vetëm me forca policie.
Duhen përcaktuar rregullat strikte në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Vetë te radari kemi lënë një përqindje marzhi gabimi që të jemi sa më tolerant brenda normave ligjore për të mos pasur ankime nga drejtuesit e mjeteve. Edhe pse gjithë kohës, tendenca e drejtuesve të mjeteve është për të kundërshtuar apo për të mos qenë të bindur në shkeljen që ne shohim.
Lidhur me situatën në rrethrrotullimet e kryeqytetit, Baka deklaroi se Policia Rrugore shpesh ka ndërmarrë nisma për ndëshkimin e këtij fenomeni shkelje.
Por duke parë që fluksi në kryeqytet është i përmasave që nuk e respekton deri në maksimum qarkullimin, shesh ndërhyjmë për normalizimin.
Është punonjësi i policisë që mund të dalë mbi sinjalistikën dhe jo vetë drejtuesi. Në momentin që mungon punonjësi i policisë duhet të respektosh sinjalistikën vertikale apo horizontale.
Nga data 15 jemi në shërbim të përforcuar, për parandalimin e ngjarjeve rrugore, kontrolle për teste alkooli dhe lëndë narkotike. Janë 24 orë në 24 në shërbim, ka prezencë të shtuar në rrugë.
Me keqardhje konstatojmë se vazhdojmë të jetë problem shqetësues përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.
E shoh problematike, ndonëse gjithë kohës sensibilozojmë dhe marrim nisma, kemi rrjetet sociale ku publikojmë dhe nismat tona, me keqardhje ka përdorim të alkoolit.
Ndërsa për këshillat e drejtuesve të mjeteve, shtoi se jemi vend i vogël dhe nuk duhet shumë kohë për të vajtur nga një destinacion në tjetrin, duke respektuar rregullat e qarkullimit.
Ulni shpejtësinë respektoni rregullat, shpejtësia vret, është shprehje ndërkombëtare. Mund të kërkosh të pamundurën që të bëjmë diçka jashtë normales, jo është normale.
Nëse do respektohen rregullat bazë të qarkullimit rrugor që ne i kemi mësuar në shkolla, në rrugët interurbane kryesore, problem është parakalimi i gabuar.
Jo më kot i kemi vendosur vijat e pandërprera. Se në të kundërt nuk kemi pse vendosim sinjalistikë.
Kërkohet ndërgjegjësim që të sillemi si europianë, jemi po ne që kur dalim jashtë Shqipërisë, kemi tjetër sjellje komplet. Habitesh me respektimin e rregullave jashtë.



