Dosja Buka, Ahmetaj mund të dëshmojë me videokonferencë/ Është thirrur biznesmeni Fezollari, familja Myderizi dhe Shkëlqim Cani (VIDEO)

Dosja Buka, Ahmetaj mund të dëshmojë me videokonferencë/ Është thirrur biznesmeni Fezollari, familja Myderizi dhe Shkëlqim Cani (VIDEO)

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, që ky i fundit të japë shpjegime, nëse jep pëlqimin, në procesin “Buka”. 

 

Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose videokonferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre në privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.

 

Në seancën e kësaj të mërkure, prokurori i çështjes, Elvin Gogaj, paraqiti kërkesat për provat shkresore dhe ato me dëshmitarë. 

 

Ai tha se Prokuroria e akuzon Ahmetajn se e ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate, megjithëse ishte në dijeni. 

 

Në seancën e radhës u thirr për të dëshmuar biznesmeni Lirim Fezollari, i cili ka përfituar nga privatizimi, ndërsa në listë është edhe familja Myderizi, si dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. 

 

Seanca e radhës u la në datën 24 shkurt. Për këtë dosje, prokurori Elvin Gogaj ka regjistruar edhe një fraksion për pastrim parash, lidhur me një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë, për të cilat ka nisur verifikimet për lëvizjen e parave.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy