Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd Robinson, u takua sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme më kreun e SPAK Altin Dumani si dhe drejtuesin e BKH-së.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha që Robinson kërkoi një luftë pa kompromis ndaj trafikantëve, pastrimit të parave, dhe çdo lidhje që ata kanë me politikën e korrupsionin.
Fuqizimi i grupeve kriminale shqiptare në botën e narko-trafikut dhe tregtinë e kokainës drejt Europës dhe më pas tranzit edhe Shqipërinë, por edhe pastrimi i parave ka bërë që për afro 120 minuta, ndihmës sekretari Todd Robinson, i cili është një njohës i mirë i Shqipërisë, pasi në vitet 2004-2006 ai ka qenë pjesë e ambasadës amerikane në kryeqytet, ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK Altin Dumani, drejtuesin e BKH-së, por edhe drejtues të çështjeve të nxehta. Ai ka kërkuar një luftë pa kompromis ndaj trafikantëve, pastrimit të parave, çdo lidhje që ata kanë me politikën, por dhe korrupsionin".
Robinson do të qëndrojë në Shqipëri deri më datën 20 mars, dhe mandej pritet të vizitojë Kosovën.
Në njoftimin e DASH thuhej që Robinson do të zhvillojë ndër të tjera takime me kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.



