Kujdesi për fytyrën pas plazhit

Kujdesi për fytyrën pas plazhit

Të gjithë duam të kemi një fytyrë të bukur dhe pa njolla, por për ta pasur duhet të kujdesemi jo vetëm me kremra, por edhe me ushqimet që hamë. Sidomos pas periudhës së plazhit ku lëkura si pasojë e diellit, e herë pas here mungesës së trajtimeve është më delikate.

Për këtë arsye sot dritare.net do ju tregojë më poshtë se cilat fruta janë të mira, për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Avokado

Avokadot janë të pasura me acide yndyrore të mira që e bëjnë lëkurën e butë dhe e mbrojnë nga faktorët e pafavorshëm mjedisor që shkaktojnë rrudha.

Panxhari

Panxhari është i pasur me nitrate, të cilat përshpejtojnë rrjedhën e gjakut dhe e bëjnë lëkurën të shkëlqejë. Për më tepër, rrënjët kanë antioksidantë që parandalojnë plakjen dhe ndihmojnë lëkurën të mbetet e butë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë shumë vitaminë C dhe pigmente të shëndetshme. Falë tyre, lëkura prodhon më shumë kolagjen, informon dritare.net.

Mollët

Mollët janë të njohura për aftësinë e tyre të rregullimit të glukozës në gjak, forcimin e imunitetit dhe aftësinë për ta bërë lëkurën të duket më e re.

Domatet

Domatet kanë shumë likopen, që do të thotë se ato ndihmojnë në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Karota

Karota është e pasur me vitaminë A, që është e nevojshme për rigjenerimin e lëkurës.

Kungulli

Kungulli përmban shumë flavonoide dhe karotenoide që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë.

Spinaqi

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitaminë E që mbron lëkurën nga plakja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy