Tërheqja e Biden, Çika: Trump revansh të fortë elektoral. Harris personazh jo në vijën e parë të politikës (VIDEO)

Tërheqja e Biden, Çika: Trump revansh të fortë elektoral. Harris personazh jo në vijën e parë të politikës (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika, për tërheqjen e presidentit amerikan Joe Biden nga gara presidenciale e nëntorit, thotë se demokratët duhet të unifikohen për t’u përballur me Donald Trump.

Nga studio e MCN Live, ai tha se fundjava ishte kontradiktore edhe pse mbështetësit e Presidentit Biden mëshuan deri në fund në vazhdimësinë e tij.

Drupal Ad

Mesazhi i Biden ishte largimi nga fushata zgjedhore dhe mbështetjen që i jepte kandidimit të zëvendëses së tij.

Kulisat e brendshme politike të demokratëve janë të ndara, në mbështetës dhe jo të kandidaturës së Kamala Harris.

Por duhet të gjendet një unifikim dhe vijë e përbashkët e domosdoshme, për tu përballur me ish-presidentin Trump, i cili ka marrë një revansh të fortë elektoral.

Një tërheqje e ditëve të fundit nga financime ndaj Biden, tregoi shumë. Historikisht ai që ka fituar zgjedhjet, ka mbledhur më shumë fonde.

Qoftë gjatë debatit dhe pas atentatit, fondet që ka arritur të mbledhë kandidati Trump janë shumë të mëdha dhe kjo tregon unifikimin e republikanëve për kandidaturën e tij.

Konventa e Çikagos do të japë përgjigjen përfundimtare për kandidaturën e Kamala Harris.

Ka qenë një personazh jo në vijën e parë të politikës amerikane.

Përgjithësisht zv.presidentët tradicionalisht nuk arrijnë që të shquhen në dukjen e tyre politike në SHBA.

Ka ndasi të brendshme të thella që duhen kaluar nga demokratët. Harris do të ketë mbështetje të jashtme, por të brendshme nuk besoj.

Mundësia e marrjes së presidencës nga Harris ekziston, akoma jemi në para fushatë, nuk kemi hyrë në fushatën zyrtare.

Ka kohë për të bërë rikuperimet politike të duhura, por duhet rritur profili i saj politik brenda SHBA.

Pas atentatit është e vështirë tashmë që ish-presidenti Trump të sulmohet.

Ka fituar një mburojë dhe është e vështirë të gjesh elemente për ta sulmuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy