Zheji: Ballkani Perëndimor vende me probleme ndëretnike, nuk plotëson standardet për të hyrë në BE

Zheji: Ballkani Perëndimor vende me probleme ndëretnike, nuk plotëson standardet për të hyrë në BE

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar për procesin e Berlinit u shpreh se ajo që ai sheh sipas tij është se Bashkimi Evropian i ka parë vendet e Ballkanit Perëndimor si vende me probleme të mëdha ndëretnike të cilat nuk plotësojnë as standardin minimal për të hyrë në BE.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është munduar që të zbusë ‘egërsinë ballkanike’ vetëm përmes premtimit ose dhënies së lekëve.

Në radhë të parë Ballkanin Perëndimor janë vende që kanë probleme ndëretnike të pazgjidhura. Kemi Malin e Zi me një komunitet shqiptar të keqtrajtuar, kemi Kosovën me probleme ndëretnike të forta, kemi Maqedoninë me prezencë shqiptare të madhe kudo, Bosnjë Hercegovinën që ka probleme me prezencën serbe aty që kërkon shkëputje kemi dhe Serbinë.

Këto quhen vende me shumë probleme të cilat pa qepur njëherë barkun e tyre të shqepur nga zorrët ndëretnike nuk mund të kalojnë standardin minimalë për të hyrë në një negociatë që quhet bashkimi evropian.  E thënë e gjithë kjo natyrisht ka qenë një sforco fisnike për ta mbajtur këtë tufë vendesh me shumë probleme në një oborr që të mos vriten kafshohen dhe të bëhen tmerri Evropës. Kur ka uri për zgjidhje ndëretnike atëherë çfarë të bëjë Evropa atëherë hedh lekë sepse ‘kur hanë janë më të qeta’.

Në zhargonin e tyre ne quhemi vende që kemi akoma probleme me emancipimin. Ursula von der Leyen foli për një çek, nxori një kockë të madhe 30 mld euro një premiu dhe kush sillet mirë, u hidhet gjëja. Është një buxhet shumë i madh, por menjëherë dolën tek lekët. Silluni mirë dhe merrni lekët dhe në këtë optikë, këtë mendoj unë gjithmonë na kanë premtuar ose dhënë lekë që të zbusin egërsinë ballkanike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy