Divorc për Harry dhe Meghan? Charles përgatit 50 milionë paund për të “likuiduar” nusen

Divorc për Harry dhe Meghan? Charles përgatit 50 milionë paund për të “likuiduar” nusen

Shtohen zërat se divorci është fare pranë për Princin Harry të Anglisë dhe bashkëshortes s tij Meghan Markle, krizë e cila duket se ka nisur që nga lindja e vogëlushes Lilibet.

Meghan duke se nuk do të dalë bosh nga familja mbretërore, pasi ka sjellë në jetë dy fëmijë të cilët i garantojnë një pagesë prej “ylli të përjetshëm”, ndërkohë qw po përgatit edhe autobiografinë e saj.

Por kush i thotë të gjitha këto? Tabloidët britanikë raportojnë se vetë Mbreti Charles III, ka bërë gati “thesarin” me të cilin do të likuidonte nusen e tij jo aq të dëshiruar.

Bëhet fjalë për 50 milionë paund për të “shpëtuar” djalin e vogël Harry nga Meghan, në rast divorci.

Thashethemet për mosmarrëveshje, madje edhe grindje të dhunshme mes Harry-t dhe Meghan-it duket se e kanë shtyrë Mbretin Charles të hartonjë një propozim me bashkëpunëtorët e tij për t’ia paraqitur ish-aktores në rastin e divorcit mes dukëve të Sussex.

As më pak dhe as më shumë, por një çek prej 50 milionë paund. Mbreti Charles e ka menduar një skenar të tillë vitin e kaluar dhe i ndihmuar nga një ekip bashkëpunëtorësh, ka hartuar një plan të detajuar për të kënaqur Dukeshën e Sussex-it në rast divorci, në mënyrë që të jetë në gjendje të bindi Harryn të kthehen në Londër, në pallatin mbretëror Buckingham Palace.

Sipas kushteve të marrëveshjes, të hartuar me ndihmën e avokatëve të njohur anglezë dhe amerikanë, Charles duket i gatshëm që të lejojë Meghan që të mbajë titullin e dukeshës, si dhe t’i transferonte asaj pronën e Frogmore Cottage, rezidenca angleze e dukëve të Sussex dhe një rezidencë në Kaliforni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy