Të paktën 11 persona u vranë këtë të enjte dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm në një xhami në veri të Afganistanit, ku po bëhej varrimi i një guvernatori të vrarë.
Lajmin e bëri me dije Ministria e Brendshme.
Sot, rreth orës 11:00, armiqtë e Islamit hodhën në erë xhaminë Nabawi në qytetin e Faizabad, ndërkohë që një numër i madh bashkatdhetarësh morën pjesë në ceremoninë në nderim të Nisar Ahmad Ahmadit, guvernator i provincës së Badakhshan.



